Alumni Success Stories
01.
...
…
02.
...
…
03.
...
…
...
…
...

erik hadri
Pasioni i madh për teknologjinë e shtyu që të fillonte studimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, ndërsa për Erik Hadrin në atë kohë filloi edhe rrugëtimi profesional.
Ai ndërtoi një karrierë solide 10 vjeçare në sektorin IT, duke punuar në kompani dhe institucione të ndryshme.
Sot, Eriku është një Full Stack Programmer i suksesshëm, i angazhuar në projekte ndërkombëtare me kompani në SHBA.
Ai e cilëson Kolegjin AAB si shtyllë të rëndësishme në formimin e tij profesional, duke theksuar mbështetjen e ofruar nga dekanati dhe stafi akademik, për të cilën thotë se ka ndikuar në përparimin e tij si student.
Eriku, është shembulli konkret se si puna, arsimi cilësor dhe përkushtimi sjellin suksesin.
Gresa Hetemi
Gresa, është e angazhuar në rolin e asistentes në një zyrë avokatie, ndërsa është anëtare e Asociacionit të Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës, që i mundëson të jetë e përfshirë në zhvillimet dhe të rejat profesionale në fushën penale.
“Ky fakultet nuk të jep vetëm një diplomë, por të përgatit për botën reale të drejtësisë. Gjatë studimeve të mia aty, përveç njohurive teorike, kam pasur mundësi të zhvillohem edhe në aspektin praktik dhe personal. Ligjëruesit janë të përgatitur dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar dhe motivuar për të ecur përpara, andaj rekomandoj Kolegjin AAB për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një storie suksesi në të ardhmen”, është mesazhi i Gresës për maturantët dhe studentët e rinj.


Sejrane Hasani
Sejrane Hasani, ish studente në Fakultetin Ekonomik në Kolegjin AAB, është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe progresit të vazhdueshëm profesional.
Pas përfundimit të studimeve në AAB, ajo ndërtoi karrierë me mbi 10 vite përvojë në fushë e kontabilitetit, auditimit dhe menaxhimit financiar të projekteve të ndryshme.
Aktualisht ajo punon si auditore ligjore në ECOVIS UA Kosova, ndërsa është edhe anëtare e Komitetit të Auditimit në Komunën e Podujevës.
Rruga e saj dëshmon se me punë të palodhshme dhe angazhim të lartë bashkë me studimet në AAB, janë hapat e parë drejt një karrierë të suksesshme dhe me ndikim.
ANDRINA ADEMAJ
Ish studentja e Fakultetit të Gjuhëve të Huajapunësohet si mësimdhënëse në “Oxford Studio ELT”
Përgatitja profesionale për tregun e punës dhe kuadrot e kualifikuara nga studimet në Kolegjin AAB, korrin suksese të mëdha çdo ditë.
Andrina Ademaj, studente e diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, është punësuar si mësimdhënëse në “Oxford Studio ELT”, falë pasionit, angazhimit dhe pjesëmarrjes në trajnime apo aktivitete gjatë kohës së studimeve në AAB.
“Sot nuk jam vetëm një mësuese, por motiv për nxënësit që të ndjekin ëndrrat e tyre”, thotë Andrina ndër të tjera.
